Nga një laborant në krye të ushtrisë zvicerane. Ky është Thomas Süssli (54), i cili prej në fillim të këtij viti udhëheq me një ushtri të fuqishme.
Fillimisht Süssli punonte laborant i kimisë, më vonë programer/analitik dhe më pas edhe ekonomi e informatikë. Kishte karrierë të bujshme në fushën e financave në bankat zvicerane UBS e Credit Suisse, si dhe në Vontobel në Singapur.
Më vonë filloi karrierën ushtarake, ku u ngrit shpejt nga oficer në komandant në 2015 dhe në fillim të këtij viti edhe shef i ushtrisë helvete.
Babai i dy fëmijëve jeton në Oberkirch të Luzernit, kurse në intervistën e dhënë për Blick.ch, ka kërkuar që edhe të huajt të angazhohen në ushtrinë zvicerane, që ka hasur në disa debate, informon foldrejt.com.
“A duhet secili person që punon në kuzhinë të ketë një pasaportë zvicerane?,” pyet retorikisht 54 vjeçari. “Ne kemi nevojë për shumë specialistë në logjistikë dhe informatikë. Këtu duhet të jemi të hapur “për të huajt”. Por ajo që do mbetet vetëm për zviceranet dhe zviceranët, është aktivizimi në milicinë ushtarake.”
Më tutje Süssli kërkon që të rris edhe përqindjen e grave në ushtri nga një përqind që është tani, deri në 10 përqind në 2030 – kjo përkundër që duket utopike.
Zvicra është ndër vendet e pakta në Europë ku ushtria është e domosdoshme për të gjithë shtetasit./Foldrejt.com