Ministrja e Mbrojtjes në Maqedoni, Radmila Shekerinska ka bërë një deklaratë motivuese për shtetin e saj, se pas disa javësh do kryeht edhe anëtarësimi në NATO. Ajo këto komente i bëri në takim me kolegun e saj nga Sllovenia Karl Erjavec.
Greqia pritet të ratifikojë marrëveshjen të enjten, kurse pas disa javëve të gjitha shtetet anëtarë të NATO-s të nënshkruajnë protokollin e hyrjes së Maqedonisë së Veriut, informon foldrejt.com.
Erjavec u rikujtua në Samitin e NATO-s në Bukuresht në vitin 2008 dhe shprehu kënaqësi që Maqedonia tani, për dallim nga atëherë, është në rrugën që të bëhet anëtare e Aleancës Veriatlantike.
“Patjetër të shpreh qëndrim optimist dhe shpresoj se pala greke do ta plotësojë pjesën e saj të përgjegjësisë. Si ministër i Mbrojtjes isha i pranishëm në një takim të mërzitshëm të NATO-s në Bukuresh në vitin 2008 kur nuk patët sukses të bëheni anëtare, por tani shoh se jeni rrugës për hyrje në BE dhe gëzohem edhe për mua është kënaqësi e madhe”, tha Erjavec.