Shenjat tipike që nuk jeni duke ngrënë mjaftueshëm mund të përfshijnë ndjenjën e lodhjes, sëmurjen e shpeshtë, humbjen e flokëve ose problemet e lëkurës.
Ndërsa obeziteti dhe kushtet e lidhura me të janë në rritje, rreziqet e nënpeshës janë relativisht të neglizhuara, transmeton Indeksonline.
Rreziqet e nënpeshës
Rreziku kryesor i të qenit nën peshë ndërlidhet me osteoporozën, frakturat e kockave, probleme zhvillimore, sistem imunitar të dobësuar, rrit rrezikun e komplikimeve kirurgjikale, anemi dhe lodhje kronike.
Duhet pasur parasysh se, sikurse mbipesha edhe nënpesha sjell rrezika të shumta dhe kërkon trajtim të duhur.