Arsenali dhe Juventusi duan të sjellin sulmuesin e Atalantës, 20-vjeçarin Rasmus Hojlund, njoftoi Calciomercato.
Bëhet fjalë për danezin që ka impresionuar në dy ndeshjet kualifikuese të kombëtares së tij. Ai shënoi një hat-trick kundër Finlandës (3:1) në raundin e parë të Grupit D, dhe më pas shënoi edhe një dygolësh në humbjen kundër Kazakistanit (2:3).
Mediat italiane raportojnë se Juventusi e sheh Hojlundin si zëvendësues të Dushan Vlahovicit nëse sulmuesi serb largohet nga klubi në afatin kalimtar të verës. Sipas informacioneve të tyre, ata do të duhet të shpejtojnë me negociatat pasi Hojlund dyshohet se është më i afërt me Arsenalin. Përveç kësaj, vlera e Hojlund është në rritje. Transfermarkt aktualisht e vlerëson atë në 35 milionë euro, ndërsa Calciomercato flet për dhjetë milionë euro më shumë, transmeton Fol Drejt.