Shërbimi i sigurisë i Ukrainës (SBU) akuzon një klerik të lartë të krishterë ortodoks për përfshirje në aktivitete anti-ukrainase duke mbështetur politikat ruse në postimet e mediave sociale, shkruan Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
SBU tha në një deklaratë se një kryepeshkop në një dioqezë të Ukrainës perëndimore kishte shpërndarë postime që “poshtëronin nderin dhe dinjitetin kombëtar të ukrainasve” dhe “kontribuuan në nxitjen e armiqësisë dhe urrejtjes fetare”.
Ajo akuzoi klerikun e paidentifikuar për përdorimin e një profili anonim në Facebook për të përhapur “narrativat e propagandistëve rusë”.
Njoftimi pasoi një seri bastisjesh të pronave të përdorura nga një degë ukrainase e kishës ortodokse që historikisht është e lidhur me Rusinë./FolDrejt/