fbpx
Fol Drejt
E premte, 1 Dhjetor, 2023
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
    • MAQEDONIA VERIORE
    • DIASPORË
    • RAJON
    • BOTA

    PDK-ja e konfirmon që e kanë pranuar draft-statutin e Asociacionit

    Ankohen pacientët e QKUK-së: Prej zhurmës as me flejt nuk po mundemi

    Përfundon pauza humanitare, Izraeli vret 14 palestinezë për dy orë

    Francë: Anëtarëve të kabinetit u kërkohet të mos e përdorin aplikacionin WhatsApp

    Turqia goditet nga tërmeti

    SHBA ka vendosur sanksione të reja ndaj Koresë së Veriut, duke synuar tetë agjentë dhe grupe të spiunazhit kibernetik

    Ministri Xhelal Sveçla del me njoftim për aksionin e sotëm: Tetë persona janë arrestuar

    Reparti i dializës në spitalin Al-Shifa në Gaza përsëri filloi me pranimin e pacientëve

    Nëna e djalit palestinez të liruar nga burgu izraelit: Djali im u rrit në burg, larg syve të mi

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Ekonomia botërore pritet të ngadalësohet në vitin 2024

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Rritet tregu evropian i automjeteve

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    Toyota Motor realizoi prodhimin më të lartë në katër vitet e fundit

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • LETËR
    • SKENË
    • FILM
    • ARTE TË TJERA
    • HISTORI

    Foto/ Vargjet e Imrul-Kajsit deklamohen e komentohen në arabisht, në mes të Prishtinës

    Sot shënohet Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe

    Në Fakultetin e Filologjisë u mbajt Konferenca shkencore “Trashëgimia mistike në Kosovë”

    “Libri me politikë të re e të qëndrueshme”

    Mel Gibson kurrë nuk shprehu qartë bindjen e tij pro, apo kundër Palestinës

    “Luan Mulliqi jeton me ne përmes skulpturave në vendin tonë e anekënd botës”

    Palestinë

    Riplotësohet botimi i veprës së Tahir Ef. Gjakovës në gjuhën shqipe (botim i vitit 1835)

    Ndahet Çmimi “Nobel” për letërsi, kush është laureati?

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Ancelotti i ashpër ndaj gazetarit: Po të jap mundësinë të pyesësh diçka tjetër

    Dy portierët e Bayernit, Neuer dhe Ulreich, nënshkruajnë kontrata të reja me klubin

    LeBron James bëhet basketbollisti me më së shumti minuta të luajtura në historinë e NBA

    Carlo Ancelotti: Reali është klubi më i madh në botë

    Klubi nga liga e dytë arabe po planifikon transferimin befasues të Kevin De Bruyne

    Golat e Asanit dhe Asllanit në mesin e dhjetë më të mirëve në kualifikimet e Euro 2024

    Albion Rrahmani thotë se synon ta dërgojë Kosovën në Kampionatin Botëror

    Ten Hag: I kritikova lojtarët në pjesën e parë, lufta zgjat 100 minuta në fushë

    Përsëri Haaland| Një gol, një rekord

  • LËMSH
    • All
    • Kuriozitete
    • KËNDI I HUMORIT
    • SHOWBIZ

    Sa njerëz përdorin telefona mobil në botë?

    Pse shenja STOP ka tetë kënde?

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

    Testet e bombave bërthamore, zbuluan një lloj të ri të balenave blu

  • LIFESTYLE
    • All
    • Shëndeti
    • Receta

    Këto fruta mund të ndikojnë në shtimin e peshës trupore

    Si ndikon koha e ngrënies në shëndetin mendor?

    A ka ndonjë rrezik nga vetëbesimi i tepruar?

    Pse nuk duhet ta karikoni asnjëherë celularin tuaj gjatë natës?

    Ky është ushqimi që ul yndyrën e mëlçisë me 40%

    Kjo është kura natyrale që eliminon sekrecionet e grumbulluara në mushkëri

    Si ta luftoni plakjen përmes këtyre produkteve?

    Vështirësia në ecje mund të jetë një shenjë e hershme e sëmundjes së Alzheimerit?

    A duhet ta hidhni në mbeturina ushqimin që e prekin mizat?

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home POLITIKË

Sherifi reagon ndaj deklaratave të Nanos për Xhakën e Shaqirin

5 vjet më parë
in POLITIKË, TË FUNDIT
Koha e leximit: 3 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Me kërkesë të Serbisë, në ndeshjen Zvicër-Serbi ishte ndaluar futja në stadium e çdo simboli me të cilin identifikohen shqiptarët. Por, tifozët serbë kishin veshur fanella me portretin e kriminelit serb, Ratko Mlladiq. Aty nuk kishin munguar as thirrjet “Vrisni! Preni! Që shqiptarët të mos ekzistojnë!”, si dhe “Vrisni kroatin që shqiptari të mos ketë vëlla”.

Kështu shkruan në komentin e deputetit të Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, i cili ka reaguar pas deklarimeve të Mustafa Nanos i cili hodhi dilema në patriotizmin e futbollistëve kosovare Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka. Ishin pikërisht këta dy djem që dhanë golat kundër Serbisë e që bënë simbolin e shqiponjës.

Lexoni edhe..

Për herë të parë në botë është kryer transplanti i syrit

Keni pasion për shitjen, EcoClean ka një ofertë pune për ju

Porosit Web Porosit Web

Për Sherifin, Mustafa Nano është shndërruar në zëdhënës në gjuhën shqipe të ideve të përpiluara në Beograd.

Më poshtë gjeni reagimin e plotë të Sherifit:

Plagjiatura e Mustafa Nanos është propagandë neveritëse!

Për të gjithë njohësit e futbollit në Ballkan, është e pakontestueshme se interpretimi i ndeshjeve sportive nga këndvështrimi racist është karakteristikë e eksponentëve të shtetit serb. Duke qenë në dijeni të plotë se në ekipin e Kombëtares zvicerane të futbollit kishin futbollistë me origjinë shqiptare, kroate dhe boshnjake shteti serb ndërmori një varg operacionesh për të koordinuar punët që të tregonin superioritetin e tyre sidomos në këtë kontekst.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiqi, u premtoi 10 milionë euro futbollistëve në rast se do të fitonin ndeshjen kundër ekipit të Zvicrës, ndërsa Qeveria e Serbisë mbuloi shpenzimet e mijëra tifozëve serbë që të ishin pjesëmarrës në këtë ndeshje të shpallur si “historike”.

Me kërkesë të Serbisë u ndalua të futej në stadium çfarëdo simboli me të cilin identifikohen shqiptarët, sepse për logjikën e tyre çdo gjë shqiptare konsiderohet “provokacija” (term serb për provokimin). Propaganda serbe disa ditë rresht para ndeshjes nuk pushoi së propaganduari se gjoja futbollistët me origjinë shqiptare do të provokojnë serbët.

Çka ndodhi në të vërtetë në ditën e ndeshjes?

Të gjithë ata që dëshironin të shihnin realitetin e kësaj maskarade patën mundësi t’i shohin provokimet më të rënda raciste dhe gjenocidare të orkestruara nga Beogradi. Në stadium tifozët serbë ishin veshur me fanella që kishin portretin e kriminelit serbë Ratko Mlladiq, i cili është dënuar për gjenocid kundër boshnjakëve. Tifozët vazhdimisht brohorisnin slogane gjenocidare: “Ubij! Zakolji! Da shqiptar ne postoi”! (Vra! Pre! Që shqiptarë të mos ekzistojë) dhe “Ubij Hrvata! Da shqiptar nema brata”! (Vra kroatin që shqiptari të mos ketë vëlla!)

Asgjë nga këto ngjarje të tmerrshme nuk i kishte parë apo dëgjuar “analisti” Mustafa Nano!!! Përkundrazi, i maskuar prapa rolit të “analistit”, Mustafa Nano përsëritë tekstualisht të gjitha akuzat që Serbia u ka bërë Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit. Mirëpo, atë që e karakterizoi Mustafa Nanon në këtë situatë ka të bëjë me faktin se ai i fshehu burimet e “argumenteve” të tija, duke shpresuar se opinioni publik shqiptar nuk do ta vërejë se ishte shndërruar në zëdhënës në gjuhën shqipe të ideve të përpiluara në Beograd!

Emisioni i Mustafa Nanos me emër serb “provokacija”, i transmetuar për opinionin publik shqiptar nëpërmjet TV ABC, flet për të më shumë se çdo gjë tjetër. Nga ky zëdhënës i propagandës serbe nuk duhet të pritet ndonjë “analizë” tjetër pos provokimeve të vazhdueshme të shqiptarëve.

E ndjej për obligim t’ia përcjell qëndrimet e mia se plagjiatura e Mustafa Nanos nga burimet antishqiptare të shtetit serb është e tejdukshme. Nuk habitem me ato që thotë në “Srbska Provokacija”, as nga pohimet e tij në Tv Duklagjin e as në mediet tjera. Kjo është plagjiaturë e propagandës serbe dhe si e tillë është skajshmërisht neveritëse!

ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Ja sa i shpejtë do të jetë iPhone X i ri

Lajmi tjetër

Mungesë e psikologëve në disa institucione arsimore të Kosovës

Të ngjajshme

TË FUNDIT

Për herë të parë në botë është kryer transplanti i syrit

10 Nëntor, 2023
TË FUNDIT

Keni pasion për shitjen, EcoClean ka një ofertë pune për ju

6 Tetor, 2023
TË FUNDIT

Pas gjashtë muajsh në hapësirë, kthehen në tokë katër astronautë

4 Shtator, 2023
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM