Ish-futbollisti ukrainas, sulmuesi i Milanit dhe Chelsea, Andriy Shevchenko u zgjodh sot unanimisht presidenti i ri i Federatës së Futbollit të Ukrainës (UAF).
Shevchenko fitoi 93 nga 94 vota, njoftoi UAF. Sipas raportimeve, ai kishte të drejtë të hidhte votën e 94-të si delegat, por nuk e bëri këtë, transmeton AP, përcjell Fol Drejt.