Prej dhjetë vitesh prindërit kanë marrë kompensim për fëmijën e tretë rreth 150 euro, një ligj që erdhi për të stimuluar lindjen e nënave në Maqedoni. Megjithatë ky ligj po ndryshohet nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale. Pavarësisht se ligji ka dhënë efektet e saj ku në tetë vitet e fundit numri i natalitetetit ka ruajtur një trajektore konstante, me rreth 23 mijë lindje në vjet, shteti ka dashur ti jap fund këtyre masave. Kjo mund të ketë ndodhur pasi përkundër ligjit të kompensimit për fëmijën e tretë, sa u takon etnikumeve, rritje të lindjeve ka pasur te nënat shqiptare, kurse jo edhe te ato maqedonase (siç konfirmojnë tabelat nga profesori universitar Izet Zeqiri). Në Pollog dhe Shkup ka natalitet të lartë, por jo edhe në Lindje, Verilindje.
Për këtë vendim ka reaguar Lëvizja BESA, e cila sipas tyre ky ligj është jo mirë i menduar dhe pa u konsultuar me ekspertët.
“Eshte një ligj jo mirë i menduar dhe i konsultuar me ekspertët. Pak a shumë efektet e këtij ligji do të hapin efekte diskriminuese ndaj shqiptarëve – të cilët, është konstatuar se janë shfrytëzuesit më të mëdhenj të këtyre shtesave,” tha zëdhënësi i kësaj partie Orhan Murtezani.
Nëse marrim përbazë lindjet gjatë vitit të kaluar 2017, githësej janë 21754 lindje, prej të cilëve maqedonasit janë 51 përqind ose 11.260, kurse shqiptarët 34 përqind ose 7404 sosh./Foldrejt.com