Personi që tronditi Vjenën me 4 vrasje dhe 23 plagosje, prej të cilëve disa në gjendje të rëndë, ka jetuar falë shtetit austriak. Lajmi konfirmohet nga gazeta austriake HEUTE, ku thekson se në shkurt 2020 ai nisi një kurs profesional por e pezulloi në mes të prillit. Pasi mbeti i papunë, prej në maj të këtij viti 20 vjeçari Kujtim F. ka marrë pagën minimale austriake 917,35 Euro (tre rroga normale të punëtorit në Maqedoni), përcjell foldrejt.com. Poashtu, ai ka shfrytëzuar edhe apartamentin komunal në Kagran.
Vetëm muaj më vonë, Kujtimi do tentonte të vriste qytetarët, që me taksat e tyre kishin mbajtur me rrogë dhe shtëpi atë./Foldrejt.com