Një person u arrestua nga policia në Lipjan.
Rasti u raportua gjatë ditës së djeshme, rreth orës 02:47, përcjell Fol Drejt.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë i cili me veturë ka shkaktuar vetaksident në trafik. Gjatë kontrollit te i dyshuari është gjetur dhe sekuestruar një sprej lotsjellës”, njofton policia në raportin 24 orësh.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./FolDrejt/