Këshilli Komunal i qytetit zviceran Boswil ka shkarkuar nga puna daktilografistin për shkak se ka falsifikuar dokumentet për personat me origjinë të huaj të cilët pritnin të merrnin pasaportën helvete, shkruan bote.ch.
Konkretisht ai akuzohet se ka hequr ose ka humbur dokumentat e natyralizmit.
Sipas portalit zviceran “Bote”, për shkak të daktilografit Daniel Wicki, shtetasi shqiptar i Maqedonisë së Veriut, Ridvan Ameti (58), bashkëshortja dhe djali i tij kanë fituar shtetësinë në 25 nëntor 2015, pra prej para tre vitesh, megjithatë akoma po presin të marrin pasaportën, përcjell foldrejt.com. Normalisht pritja e pasaportës shkon deri në një vit.
Sipas ligjit helvet, pasi asambleja komunale voton për shtetësinë e një personi, atëherë kërkesa i dërgohet Kantonit. Por kjo e fundit nuk ka marrë kurrë ndonjë kërkesë nga komuna – pasi daktilografi në administratën e Boswil ka hequr ose humbur dokumentat.
Përveç shtetasit shqiptar Ameti, edhe pesë persona tjerë po presin më shumë sesa koha e nevojshme për pasaportën.
Wicki është shfajësuar nga akuzat që po ia bëjnë. Sqarimi i tij: shpesh autorizimet për fitimin e nënshtetësisë nuk ishin të plota. Kjo ka shtyrë edhe dërgimin e dokumentave në Kanton.
Megjithatë, ky sqarim nuk duket i vërtetë, pasi thuajse asnjëherë asambleja nuk përpilon dokumenta të paplota. Tashmë autoritetet zvicerane kanë marrë vendim për largimin e menjëhershëm nga puna të Wicki./Foldrejt.com