Në Maqedoninë me rreth dy milion banorë numri i posedimit të armëve të lehta është 621 mijë ose rreth shkalla e posedimit të armëve të zjarrit nga civilët në Maqedoni është rreth 30 për qind. Kjo është publikuar nga një anketë zvicerane në Gjenevë, shkruan foldrejt.com.
Në Top 10 vendet me sasinë më të madhe të armëve të vogla në duart e civilëve janë: SHBA 393,3 milionë, India 711 milionë, Kina 497 milionë, Pakistni 439 milionë, Rusia 176 milionë, Brazili 175 milionë , Meksikë 16.8 milionë, Gjermani 15.8 milionë, Jemeni 14.9 milionë dhe Turqia 13.2 milionë.
Top 10 vendet në bazë të përqindjes së pronësisë së armëve nga qytetarët: SHBA 120,5 për qind, 52.8 për qind Jemen, Mali i Zi dhe Serbia me 39.1 për qind, Kanada dhe Uruguai nga 34.7 për qind, Qiproja 34 për qind, Finlanda 32.4, Liban 31.9 dhe Islanda 31.7.
Por sipas shumë ekspertëve të sigurisë, Maqedonia, përsëri llogaritet vend i sigurtë për shkak se armatimet janë mjaft të kontrolluara nga ushtria dhe policia./Foldrejt.com