Policia spanjolle njoftoi sot se ka shkatërruar një grup kriminal britanik që merrej me kontrabandë të sasive të mëdha të kokainës në Evropë me anije luksoze, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
“Nëntë kriminelë britanikë u arrestuan dhe u sekuestruan 3,8 tonë kokainë”, thuhet në deklaratën e policisë spanjolle.
Operacioni u krye në provincën spanjolle Malaga dhe Britaninë e Madhe, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare Britanike të Krimit.
Vlera e kokainës në rrugë është 188 milionë euro (rreth 204 milionë dollarë).
“Policia ka sekuestruar edhe dy anije luksoze, një automjet dhe një numër të madh celularësh”, thuhet në njoftim.
Grupi i dyshuar kriminal vepronte ndryshe nga shumë kontrabandistë të tjerë, të cilët shpesh maskojnë drogën në ngarkesat e mallrave. Kjo organizatë supozohet se ka hasur në anije tregtare më të mëdha që vinin nga Amerika e Jugut. Gjatë takimit, ata kanë hedhur kokainën në det nga anijet e mëdha në kontejnerë lundrues rezistentë ndaj ujit.
Sipas deklaratës së policisë, pjesëtaret e bandës britanike thjesht kanë “marr drogën nga deti dhe janë kthyer në portin spanjoll me varkat e tyre”.