Analisti politik, Shkëlzen Gashi i ka cilësuar dy palët, si Kosovën ashtu edhe Serbinë, fituese në dakordimin për targat.
Ai ka thënë se Kosova ka hequr dorë nga gjobitja e targave të kohës së Millosheviqit, kurse Serbia ka hequr dorë nga prodhimi i targave të Millosheviqit. Por fitorja e Kosovës sipas Gashit qëndron se Vuçiq ka pranuar të negocionet për normalizim të marrëdhënieve mes dy shteteve duke u bazuar në planin franko-gjerman, kurse Kurti marrëveshjet që deri dje i ka kundërshtuar fuqishëm, e ka kuptuar se duhet të zbatohen.
“win-win / fitues-fitues
kosova ka heqë dorë nga gjobitja e veturave që mbajnë targa të kohës së milošević-it, ndërkaq sërbia ka heqë dorë nga prodhimi i targave të kohës së milošević-it. ky s’është thelbi.
thelbi është që sërbia ka pranuar që të negociohet për normalizim të marrëdhënieve, duke u bazuar në planin franko-gjerman, të cilin deri dje aleksandar vučić e kundërshtonte kategorikisht, por, po ashtu, edhe kosova ka pranuar se e kupton që marrëveshjet e kaluara të dialogut, të cilat deri dje albin kurti i kundërshtonte kategorikisht, duhet të zbatohen.”, ka shkruar Shkëlzen Gashi në një postim në Facebook.