Në vitin 1988 Gëzimi (38) shkoi në Zvicër si refugjat lufte, kurse tash duhet të kthehet si kriminel në atdhe, shkruan media zvicerane aargauerzeitung.ch.
38 vjeçari në 2004 është martuar me gruan e tij Edita, me të cilët ka tre fëmijë: 11, 13 dhe 16 vjet. Por pas divorcit mes tyre, ata nuk kanë mundur të gjejnë paqen. Gëzimi nuk ka mundur të respektojë distancën familjare (që të mos i afrohet shtëpisë së fëmijëve dhe ish gruas me një rreze të gjatë), kurse poashtu xhelozia dhe irritimet kanë sjellë edhe përplasjet fizike mes Gëzimit dhe kunatit të tij Valmir, përcjell foldrejt.com. Gjithashtu, si frikë nga ish burri, ajo nuk ka mundur të gjejë lidhje të re.
Gjykata rajonale e Baden, e paragjykoi Gëzimin me 3 vjet e 3 muaj burg, kurse Gjykata e Lartë e dënoi edhe me dëbim shtatëvjeçar nga vendi, me pretekstin se rrahja me rrezik vdekjen është pjesë e katalogut të ligjeve për dëbim./Foldrejt.com
*Emrat e autorëve janë të ndryshuar.