Tërmeti i fuqishëm me epiqendër ishullin e Pitagorës, Samos, që preku rëndë edhe rajonin e Izmirit në Turqi, deri tani ka shkaktuar 14 të vdekur (dy nxënës grek në Samos) dhe 12 turq në rajonin e Izmirit. Numri i të plagosurve shkon në mbi 500, informon foldrejt.com.
Aktivitetet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë rreth 17 ndërtesave të shkatërruara dhe të dëmtuara në qytetin që ka rreth 4,37 milionë banorë dhe që është qyteti i tretë më i madh i Turqisë për nga popullsia.
Nga AFAD thonë se mbi 50 automjete dhe rreth 200 punonjës u dërguan në vendin e ngjarjes.
Gjysmëhëna e Kuqe Turke gjithashtu dërgoi 48 punonjës, 16 automjete dhe një kuzhinë të lëvizshme e cila ka kapacitetin për të shërbyer mbi 25 mijë persona.
AFAD gjithashtu bëri të ditur se 960 çadra, 4.500 batanije dhe 3.672 shtretër u dërguan në rajon.
Ishulli Samos, i banuar me rreth 20 përqind nga emigrantët shqiptarë, poashtu ka dëme materiale të shumta, ku edhe një pjesë e kishës Shën Mëri është shkatërruar e tëra.
Turqia dhe Greqia kanë shprehur gatishmërinë për të ndihmuar njëri-tjetrin. Në vijim keni linkun ku mund të shikoni drejtpërdrejtë aktivitetin e kërkim-shpëtimit në Turqi:
https://www.aa.com.tr/tr/live?id=65