Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e shpalli të shtunën shpërthimin e lisë së majmunit si emergjencë globale shëndetësore, niveli më i lartë i alarmit për një sëmundje.
Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) konfirmuan tre raste të reja të virusit të lisë së majmunit, duke e çuar numrin total të rasteve në 16, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Në një deklaratë, Ministria e Shëndetësisë e Emirateve të Bashkuara Arabe tha: “Ne këshillojmë anëtarët e komunitetit të ndjekin masat e duhura parandaluese dhe masat e kujdesshme gjatë udhëtimit dhe gjatë tubimeve”.
Ministria shtoi se autoritetet shëndetësore po marrin të gjitha masat e nevojshme, duke përfshirë “hetimin, ekzaminimin e kontakteve dhe ndjekjen”, dhe i kërkoi publikut të marrë informacione nga burime zyrtare dhe të shmangë qarkullimin e thashethemeve.
Emiratet e Bashkuara Arabe regjistruan më 24 maj rastin e parë të virusit të lisë së majmunit, i cili ka prekur rreth 16.000 njerëz në 72 vende.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e shpalli të shtunën shpërthimin e lisë së majmunit si emergjencë globale shëndetësore, niveli më i lartë i alarmit për një sëmundje./FolDrejt/