Në Aeroportin e Lutonit në Angli, janë pezulluar thuajse të gjitha fluturimet. Kjo meqë vala e të nxehtit të sotëm, ka çuar në një defekt në pistë.
Temperaturat e larta, kanë çuar në ‘’shkrirjen’’ e pistave në zonat anembanë Anglisë, thuhet në raportimin e mediave të huaja, transmeton Klankosova.tv.
“Pas temperaturave të larta të sotme, një defekt në sipërfaqe u identifikua në pistë”, tha në një deklaratë Aeroporti Luton.
“Inxhinierët u thirrën menjëherë në kantier dhe punimet e riparimit janë duke u zhvilluar për të rifilluar punën sa më shpejt të jetë e mundur’’, theksohet tutje.