Policia e Kosovës po e heton një rast për “nxitje, urrejtje dhe mosdurim ndëretnik”, që ka ndodhur në Mitrovicë të veriut.
Sipas raportit të Policisë, një burrë ka raportuar se në shtëpinë e tij e cila është në proces të ndërtimit, persona të panjohur kanë vizatuar shkrime me motive ndëretnike.
“Mitrovicë Veri / 31.01.2024 – 07:15. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur në shtëpinë e tij e cila është në proces ndërtimi kanë vizatuar shkrime me motive ndëretnike. Rasti po hetohet nga njësitet kompetente”, thuhet në raportin e Policisë.