Rimilitarizimi i Serbisë
“Krahas ofenzivës diplomatike kundër Republikës së Kosovës, Serbia vazhdon të armatoset. Pas avionëve ushtarak rus, ajo para dy javësh pranoi edhe tanket ruse. Hapjen e bazës ushtarake ruse – para një dekade – e përcolli me hapjen e Zyres së Ministrisë së Mbrojtjes Ruse në Beograd.
Javën e kaluar, në një shkrim timin pyeta: pse kjo armatosje dhe ky ri-militarizim i Serbisë? Për çfarë lufte po përgatitet Serbia? Përgjigja erdhi nga vet Presidenti Serb Vuqiq, i cili ri-ktheu vokabularin militarist të shefit të tij Milosheviq për të ri-ndezë sërish Ballkanin.
Pra, derisa UÇK, në vitin 1999, ia dorëzoi armët NATO-s, Serbia po vazhdon të armatoset me armët ruse. Kosovës, nuk i lejohej të ketë ushtrinë e vetë mbrojtëse, kurse Serbia, pos ushtrisë së vet ka edhe ushtrinë ruse. Ata që para 21 vitesh dorëzuan armët, sot po ftohen në Hagë, ndërkaq ata që atëherë ishin ministra në Qeverinë e Millosheviqit, sot si qeverisës të Serbisë po kërcënojnë paqen ballkanike.
Për një vit, në Kosovë u ndërruan tre qeveri, ndërkaq në Serbi e njejta vazhdon të qeveris plotë gjashtë vite! Ushtria e de-militarizuar e Kosovës po gjykohet, kurse ushtria e djeshme pushtuese sot po ri-militarizohet. Nuk ka ende asnjë gjykim as nga NATO as nga BE. Kjo e fundit reagoi vetëm ndaj paralajmërimit të Kosovës për ndërprejen e dialogut, por jo edhe kundër Serbisë, që negocion për anëtarësim, e nuk zbaton as sanksionet e saj kundër Rusisë e madje edhe armatoset prej saj!
Asnjë reagim ndërkombëtar kundër Presidentit serb që kërcnon me luftë në Ballkan, të cilit i ofron Shengen të vogël, nën Serbinë e madhe. Tash-të rimilitarizuar!”