“Prej 1919 ShBA-të kanë qenë shteti mik i Shqiperisë në të tëra momentet dhe fazat që ka kaluar vendi ynë. Në të vetmin moment të errët atë të diktaturës komuniste, kur në humbëm lidhjet, ShBA e dinin mire se populli shqiptar ishte i etur për liri dhe demokraci dhe se sa vuante ai nën kthetrat e komunizmit.
Jo me kot ne fillim te viteve ’90 ShBA u bën mbështetësja më e madhe e demokracisë në Shqipëri duke dhënë mesazhe te qarta dhe të plota për politiken brenda vendit.
Roli i këtij aleati te madh ishte i padiskutueshëm edhe ne ndërhyrjen e NATOs ndaj Serbisë ne 1999 si dhe ne shpalljen e pavaresise se Kosoves me pas.
Sot i ndjekim me interes zgjedhjet ne Amerike dhe besojme se e mira vjen vetëm përtej oqeanit dhe se ShBA do te vazhdojnë te jenë perkrah vendit tone e se ne do te mbetemi nje aleat i vogel i tyre .
Kushdo kandidat që të fitojë, urojmë që të mbeshtesi Shqipërinë Kosovën dhe kombin tonë në tërësi.”