Po pse?
Vrasja e sotme eshte e tmerrshme edhe per faktin se eshte krejt absurde.
Nje djale i ri, vritet kot fare, pa bere asgje, pa rrezikuar askend, pa i rene ne qafe askujt.
Vritet pikerisht nga ata te cileve iu paguajme 21 miliarde leke ne vit qe te na mbrojne nga vrasesit.
Nje 25 vjecar sot nuk jeton me, po perse?
Dy prinderve sot nuk do t’iu vije djali ne shtepi, po per cfare?
Dhe pergjigja nuk mund te gjendet vetem tek polici i kthyer ne vrases. Jo.
Pergjigja shkon me larte se kaq.
Ajo gjendet tek menyra se si sillen drejtuesit e policise, te cilet nuk reflektojne kurre mbi gabimet e punonjesve te vet. Ne vend qe te distancohen nga vrasesi dhe te ruajne integritetin e institucionit, ata angazhohen ne denigrimin e viktimes dhe mbulimin e krimit.
Pergjigja gjendet tek ministri, i cili qe kur ulet ne ate karrige mendon si t’i sherbeje interesave te shefit, dhe trashjes se qafes.
Per pasoje, ne vend qe te investoje tek trajnimi profesional i policise, ai i ben parate gaz lotesjelles dhe arme qe perdoren kunder popullit te vet. Cfare mbetet, perfundon rrush e kumbulla, me fasada, uniforma e makina luksoze.
Pergjigja perfundon tek kryeministri, i cili eshte frymezuesi i dhunes policore, si menyre per te qendruar ne pushtet, edhe kur e ka humbur legjitimitetin.
Shkon tek kryeministri edhe per faktin se ai eshte kreu i nje piramide, e cila per te mbajtur pushtetin e mbush administraten me njerez te paafte dhe servile, te cilet e kane kthyer shtetin ne nje grup te strukturuar kriminal.
Nje grupi kriminal, i cili duke qene se ne e kemi toleruar kur ka ardhur te na marre parate, lirine, dhe dinjitetin, sot ka ardhur te na marre edhe jeten…ja ashtu kot, pa patur nevoje per shkak. Endri Shabani