“Tash që u hap Kutia e Pandorës e drejtësisë, përse institucionet e Kosovës të mos fillojnë ngritjen e një instituti/organi që merret me krimet e viteve 1944-1989 të organeve të sigurimit shtetëror jugosllav – OZNA-s, UDB-së dhe KOS-it – dhe kriminelëve sadistë që kanë punuar aty, qofshin ata shqiptarë apo serbë?!
Oficerët e UDB-së duhet të japin llogari për masakrat gjakftohta të civilëve, torturat çnjerëzore të të rinjve, përdhunimet sadiste të vajzave të reja dhe vrasjet makabre të të burgosurve politikë nëpër burgjet e Jugosllavisë. Natyrisht, pa i përjashtuar asnjëherë nga faji edhe shefat e tyre politikë, përfshirë edhe shefat shqiptarë të Komitetit Krahinor.
Mund të plasin dashakëqinjtë, por nuk ka logjikë, as etikë, që ushtarët e UÇK-së të maltretohen gjykatave të padrejta për luftën e tyre të drejtë por të amnistohen krimet monstruoze të lakejve të slluzhbës së Titos, Rankoviqit e Milosheviqit. Institucionet tona duhet të dëshmojnë ndjeshmëri edhe ndaj viktimave të egërsisë së komunistëve shqiptarë e serbë të periudhës 1944-1989.
A ka dhënë ndokush llogari për Masakrën e Drenicës, për pushkatimet masive në Strelishtë të Prishtinës, për dhunimin e atdhetares Marie Shllaku ose për vrasjen e Xhemajli Berishës në burgun e Prizrenit?!” Fitim Salihu