“Një lajm mortor që në mëngjes më shtangi të tërin. Ismail Krifca-Mali – nuk jeton më. Vështirë ta besosh këtë lajm. Vështirë ta pranosh se nuk do ta kemi më pranë shkathtësinë, miqësinë dhe humorin e Malit, një bashkudhëtar i imi në shumë ngjarje e aktivitete….
Mali pati fatin, por edhe privilegjin të jetë dëshmitar i një ngjarje historike ,e cila do të shënojë kthesën më të madhe në fund të shekullit të kaluar. Ai ishte i vetmi shqiptar që ishte e pranishëm ne tryezën ku u nënshkrua Marrëveshja e Kumanovës 1999.
Mbi kontributin e tij në këtë ngjarje është folur pak, dhe shumë më pak është shprehur ndonjë mirënjohje institucionale ndaj tij.
Humbja e çdo njeriu lë zbrazëtirë dhe trauma, por humbja e Malit për gjithë ne që e kemi njohur dhe me të cilin kemi bashkëpunuar do të jetë një peng shpirtëror. Ai nuk iku thjesht fizikisht, ndonëse la pas vetes sharmin dhe dijen që posedonte…
Malin do ta kujtojmë gjithmonë si një gurë të çmuar që shoqërisë sonë i jepte shkëlqim.
Të paharruar qofshin emri dhe vepra e tij!’ -Skender Asani