Një veturë është djegur plotësisht ditën e djeshme në komunën e Dragashit.
Rastin për policinë e ka bërë të ditur pronari i veturës, e që i njëjti dyshon se i është djegur qëllimisht nga persona të panjohur me të cilët kishte mosmarrëveshje, transmeton Fol Drejt.
Në raportin 24-orësh të policisë, tutje thuhet se rasti është nën hetime./FolDrejt/