Në 24 orët e fundit në qendrat-kovid në Shkup janë shtrirë 38 pacientë për shkak të komplikimeve me koronavirus. Në repartet infektive në kryeqytet aktualisht po trajtohen 480 persona të diagnostikuar ose të dyshuar për Covid-19.
Brenda 24 orëve, në klinikat interne janë pranuar 22 persona, tre pacientë janë pranuar në Institutin për Sëmundje të Mushkërive dhe TBC, një pacient është pranuar në Klinikën e Neurologjisë, 6 pacientë janë pranuar në Klinikën e Dermatologjisë, dy pacientë në Klinikën e Nefrologjisë, shtatë pacientë të ri janë pranuar në klinikën e ORL-së dhe tre pacientë janë pranuar në Klinikën për Sëmundje të Syve. Ministria e Shëndetësisë njofton se në Spitalin 8 shtatori janë pranuar 11 pacientë të ri me Covid-19. Brenda 24 orëve janë shëruar 16 pacientë.