Mbrëmë dhe sot Shkupi ka pasu një ajër tepër të ndotur, ndërsa gjatë një periudhe ka arritur fazën vjollcë (tepër e pashëndetshme), ku grimcat PM2.5 kanë arritur rreth 250.
Këtë e tregojnë të dhënat zyrtare të faqes “World Air Quality Index”.
Ndotja në Shkup ka qenë deri tetë herë mbi të lejuarën. Ndërsa më shumë koncentrim të grimcave PM10 ka pasur në Gazi Babë dhe Lisiçe.
Ndryshe, theksojmë se maksimumi i lejuar i grimcave PM10 është 50 mikrogram për metër kub.
Vlen të theksohet se Shkupi gati çdo vit shfaq problem me ndotjen e ajrit, sëbashku me Tetovën dhe Manastirin./Foldrejt.com