Një shofer i alkoolizuar ishte duke udhëtuar me shpejtësi në Brüggli të Zvicrës kur pasi pa personin që kërkonte, zbret nga vetura dhe e sulmon me shqelma dhe grushta, shkruan 20min.ch. Pasi mbaron punë 33 vjeçari nga Kosova i hip veturës dhe largohet. Në ato momente është alarmuar policia, e cila e ndalon kosovarin.
Megjithatë, ai i fundit heziton të kontrollohet dhe mundohet të kthehet për ta rrahur edhe njëherë viktimën. Gjatë tentativës për t’u larguar nga policia, ai plagos policen, përcjell foldrejt.com.
Përveç marrjes së patentës së shoferit, 33 vjeçari tani ndodhet përpara autoriteteve të drejtësisë, ku duhet të përgjigjet për sulmin ndaj forcave të sigurisë./Foldrejt.com