Një shofer autobusi është xhiruar nga pasagjerët përderisa po përdorte telefonin gjatë vozitjes.
Rasti u raportua në Policinë e Shtetit, në Tiranë, përcjell Fol Drejt.
“Policia Rrugore e Tiranës ka ndëshkuar me masën administrative 15 000 lekë, drejtuesin e autobusit, i cili është filmuar nga pasagjerët, duke përdorur celularin gjatë drejtimit të automjetit, në kundërshtim me nenin 171 të Kodit Rrugor.
Respekto rregullat e qarkullimit rrugor, shpëto jetë!”, thuhet në njoftimin e policisë.
Më poshtë ju sjellim videon e plotë të publikuar nga policia shqiptare./FolDrejt/