Shoqata e Prodhuesve të Qumështit të Kosovës e mirëpret vendimin e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë për aplikimin e masave të fundit mbrojtëse për sektorin e industrisë së qumështit me taksë shtesë për qumështin e ardhur nga Bosnja dhe Hercegovina.
“Edhe pse mendojmë se në këtë rast është dashur që në pako për mbështetje të hyjnë edhe nën produktet tjera të qumështit. Sidomos nga një shtet si nga Bosnja, i cili aplikon politikë refuzuese të çdo gjëje që emërtohet dhe ka të bëjë me Kosovë”, thuhet në komunikatën e shoqatës.
Shoqata inkurajon qeverinë dhe ministritë përkatëse që të përshpejtojnë procedurat e tyre për realizimin e kërkesave të tjera të sektorit të prodhimit të qumështit, të cilat kërkesa janë të domosdoshme për një funksionim normal të këtij sektori dhe përmbushje të obligimeve ndaj konsumatorit dhe prodhuesit vendorë, kërkesa këto të kahershme dhe urgjente.