Në katedralen e Shën Sofisë në Kiev për të krijuar një kishë të re kombëtare, e cila nuk do të ketë lidhje me Rusinë, sot priftërinjtë ortodoksë ukrainas po mbajnë një sinod historik. Ky vendim vjen përkundër kundërshtimeve të ashpra ruse, kisha e së cilës ka lindur pikëtisht në Kievin e dikurshëm rus, shkruan foldrejt.com.
Mbledhja e sotme pason një vendim historik nga Patriarkana e Stambollit, për të hequr kishën ortodokse të Ukrainës nga Patriarkana e Moskës, e cila ka mbikëqyrur degën ukrainase për qindra vjet.
Ky vendimi zemëroi kishën ruse, duke e detyruar atë të shkurtojë të gjitha lidhjet me Kishën e Shenjtë të Stambollit, e cila kryesisht kontrollohet nga grekët.
Marrëdhëniet midis Ukrainës dhe Rusisë janë tensionuar qëkur Rusia aneksoi Krimenë në vitin 2014, pas një kryengritje pro-perëndimore në Kiev, ndërsa luftimet në Ukrainën Lindore vijojnë akoma edhe sot e kësaj dite.