Liburn Aliu, ministër në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij zyrtare në Facebook, ka bërë të ditur se është publikuar njoftimi për prokurim, për shërbimet konsulente për rishikim të dizajnit dhe mbikëqyrje të punimeve në rrugën N2 Prishtinë-Mitrovicë, transmeton Fol Drejt.
“Sot është publikuar Njoftimi Specifik për Prokurim për Shërbimet Konsulente për Rishikim të Dizajnit dhe Mbikëqyrjen e Punëve Ndërtimore në Rrugën N2 Prishtinë-Mitrovicë, me gjatësi 9.78 kilometra”, ka shkruar nër të tjera ministri Aliu.
Ky është postimi i plotë i tij:
Sot është publikuar Njoftimi Specifik për Prokurim për Shërbimet Konsulente për Rishikim të Dizajnit dhe Mbikëqyrjen e Punëve Ndërtimore në Rrugën N2 Prishtinë – Mitrovicë, me gjatësi 9.78 km.
Shërbimet do të mbulojnë një përiudhë prej njëzet e pesë (25) muaj kalendarik nga data e fillimit ku përfshihen:
🔹 3 muaj shqyrtimin e dizajnit, përgatitjen e dosjes së tenderit, procedurat e prokurimit dhe vlerësimin e ofertave, 20 muaj periudha e mbikëkqyrjës se punimeve dhe 2 muaj periudha e finalizimit të projektit.
ℹ️ Ftohen të gjitha Kompanitë konsulente ndërkombëtare dhe vendore të interesuara që ti dorëzojnë propozimeve e tyre.