Të paktën 54 persona u vranë në një shpërthim bombë në Nigerinë qendrore dhe shumë të tjerë u plagosën, tha një zyrtar qeveritar.
Incidenti ndodhi të martën në mbrëmje, në rrugën midis shteteve Nasarawa dhe Benue, raportoi Reuters.
Një zëdhënës i Shoqatës së Barinjve të Nigerisë, Miyeti Allah, tha se një grup barinjsh Fulani ishin duke kullotur bagëti nga Nasarawa në Benue, ku autoritetet konfiskuan kafshët për shkelje të ligjit kundër kullotjes, kur ndodhi shpërthimi./FolDrejt/