Tre persona kanë humbur jetën nga një shpërthim në një shtëpi në qytetin Evansville në rajonin Indiana të SHBA-së.
Mike Connelly, zyrtari i zjarrfikëses në një deklaratë konfirmoi se shpërthimi i ndodhur për arsye ende të paqarta ka shkaktuar dëme në rreth 40 shtëpi, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Connelly tha se sipas të dhënave paraprake kanë humbur jetën tre persona dhe se kjo shifër mund të rritet.
Po ashtu u nda informacioni se nuk është e sigurt hyrja në ndërtesat e dëmtuara.
Lidhur me shpërthimin ka nisur një hetim./FolDrejt/