Një shpërthim me bombë ka nxjerrë nga shinat një tren pasagjerësh në provincën jugperëndimore pakistaneze të Balochistanit, tha një zyrtar lokal, njofton Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
Të paktën tetë persona janë plagosur, tha zyrtari për agjencinë e lajmeve Reuters të premten.
“Jaffar Express u vu nën sulm me bombë në zonën e Peshit të rrethit Bolan, tetë persona u plagosën dhe tetë karroca dolën nga shinat, përfshirë lokomotivën”, tha zëvendëskomisioneri Bolan Agha Samiullah.
Ai tha se një ekip shpëtimi po përballej me vështirësi pasi vendi ishte në një zonë malore./FolDrejt/