Kryeministri grek Aleksis Cipras ka arritur të fitojë mbi mocionin e votëbesimit në parlamentin grek, përkundër që partia në koalicion me të ANEL, braktisi qeverinë.
Ai mori 151 nga 300 vota të parlamentit grek, pra mbijetoi vetëm për një votë më shumë. Krahas 145 deputetëve të tij, atë e përkrahën edhe gjashtë të tjerë mes tyre edhe të deputetët e pavarur Katerina Papacosta dhe Spyros Danellis, shkruan foldrejt.com.
Gjithsesi, partia opozitare greke ND, ka kërkuar menjëherë zgjedhje të parakohshme parlamentare, ku sipas sondazheve është fituese e zgjedhjeve.