Një person ka përfunduar në pranga të policisë pas dyshimeve për kanosje ndaj personave zyrtarë dhe për sulm ndaj një veture zyrtare.
Rasti ka ndodhur në Pejë, rreth orës 11:40 të ditës së djeshme, transmeton Fol Drejt.
Siç bën të ditur raporti 24 orësh, i dyshuari mashkull kosovar e kishte shqelmuar veturën zyrtare dhe i kishte kanosur tre persona zyrtarë.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./FolDrejt/