5.1 milion shtetas të huaj e vizituan Shqipërinë nga Janari në Tetor, duke shënuar një rritje me 2,2 herë krahasuar me 10 mujorin e vitit të kaluar, kohë kur pandemia ishte në kulmin e saj. Megjithatë kjo shifër është larg të njëjtës periudhë të 2019, kur në vend hynë 5.8 milion shtetas të huaj.
Sipas Institutit të Statistikave, thuajse 50% e vizitorëve në Shqipëri ishin nga Kosova, duke mbajtur kështu edhe peshën më të madhe në turizëm, të pasuar nga qytetarët e Maqedonisë së Veriut, Greqisë dhe Italisë, raporton tvklan, përcjell FolDrejt.com.
Sipas të dhënave janë 3.5 milion shqiptarë që lëvizën jashtë vendit, gati 42% më shumë sesa e njëjta periudhë e një viti më parë. Sa i përket muajit Tetor, në Shqipëri hynë rreth 300 000 shtetas të huaj, pra 44% më shumë se Tetori i 2020, por gati 90 000 më pak sesa ky muaj në 2019-ën.