Policia shqiptare arrestoi 27 persona dhe kapi narkotike dhe armë të dielën, gjatë një goditjtje mbi bandat që kontrabandonin heroinë në Gjermani, thanë autoritetet.
Më shumë se 1,500 oficerë bastisën prona në të gjithë vendin, e cila ka premtuar të rritë përpjekjet e saj për luftimin e krimit si pjesë e përpjekjes së saj për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian, shkruan Reuters.
Ditë më parë, policia bastisi një laborator të heroinës në rajonin malor Has dhe gjeti morfinë dhe përbërësit e drogës që kishin ardhur nga Turqia nëpërmjet Maqedonisë dhe Kosovës, tha shefi i policisë kombëtare Ardi Veliu për gazetarët të hënën.
Luigi Soreca, ambasadori i BE në Shqipëri, tha se blloku tani priste “që ndjekjet dhe dënimet të vazhdojnë”, përcjell FolDrejt.com.