Përpara 30 vjetësh do fillonte fillimi i rrëzimit të komunizmit në Shqipëri dhe kjo falë entuziazmit të rinisë së atëhershme me në krye Azem Hajdarin. Rinia shqiptare përmbysi sistemin më të egër kundër popullit, siç ishte ai i Enver Hoxhës.
Rinia kishte slogane demokratike dhe anti-komuniste; kurse sistemi totalitar kishte frikën pasi kolegët e tyre komunistë kishin rënë nga qeveria në shumë shtete, kurse në Rumani edhe ishin vrarë.
“Nderojmë shpërthimin e vullkanit të guximit marramendës rinor për të përmbysur regjimin më të ashpër izolues dhe shtypës në kontinent, por ndihemi dhe po aq borxhlinj që në tre dekada nuk kemi bërë aq sa duhet për të qenë aty ku e meritonin sakrificat e tyre,” shkruan mes tjerash presidenti Ilir Meta, i cili edhe vetë ka qenë pjesë e kauzës.
Poashtu edhe Ambasada Amerikane në Tiranë, ka shkruar se kjo është një ditë për të njohur studentët trima që marshuan kundër diktaturës dhe sollën demokracinë dhe lirinë në Shqipëri.
Postimi i Plotë i Ambasadës Amerikane:
“Ne i përgëzojmë të gjithë shqiptarët ndërsa ata festojnë # Ditën eNëKombëtare të Rinisë, e cila këtë vit shënon 30 vjetorin e lëvizjes studentore që çoi në rënien e komunizmit më 8 dhjetor 1990. Kjo është një ditë për të njohur studentët e guximshëm që marshuan kundër diktaturës dhe sollën demokracinë dhe lirinë në Shqipëri, dhe për të njohur progresin e bërë gjatë këtyre 30 viteve të fundit nga Shqipëria, tani një anëtare e plotë e NATO-s dhe në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian. Është gjithashtu një ditë për të siguruar që sakrificat e atyre studentëve të kujtohen dhe për të nderuar ata që ende kontribuojnë për një Shqipëri më të mirë. Shtetet e Bashkuara do të mbështesin gjithmonë popullin shqiptar në këtë rrugëtim. #KrahPerKrah!”, shkruan Ambasada Amerikane.
Prej atëherë shumë gjëra kanë ndryshuar, shqiptarët janë më të lirë, megjithatë pyetja që duhet sot të shtjellojmë është: A është Europa ajo e njëjta e viteve ’90 ose ka ndryshuar edhe qasja e saj?/Foldrejt.com