Kryeministri shqiptar Edi Rama njofton se Shqipëria do të ndihmojë Kroacinë pas tërmetit të djeshëm me 250 mijë euro. Ai lajmin e dha në rrjetet sociale, duke theksuar se ndihma e dhënë sapo është nënshkruar.
Sapo nënshkrova dekretin e Qeverisë së Shqipërisë për të dhuruar 250 mijë EURO Kroacisë për të ndihmuar rilindjen e Petrinja pas tërmetit shkatërrues! # Kroacia është një shembull i rezistencës dhe një model për ne në transformimin e saj të mahnitshëm në një vend krenar të BE-së, shkruajti Rama, informon foldrejt.com.
Vlen të theksohet se Kroacia gjithashtu ishte ndër shtetet e para që i erdhi në ndihmë Shqipërisë pas tërmetit të fund nëntorit në Durrës. Kroacia dërgoi një skuadër kërkimi dhe shpëtimi e përbëre nga 15 anëtarë të Drejtorisë së Mbrojtjes Civile të Ministrisë së Brendshme dhe një skuadër kërkimi dhe shpëtimi qensh, plus dy helikopterë ushtarakë.