Shqipëria ka arritur të fitojë 1-0 miqësoren ndaj Uellsit, falë një penalltie të shndërruar në gol nga Bekim Balaj në pjesën e dytë. 11-metërshi i ekzekutuar nga sulmuesi shkodran u fitua në minutën e 58 nga Xhaka.
Gareth Bale, i cili kushton 90 milionë euro, ndërkohë që kuqezinjtë të gjithë së bashku, shkojnë pak më shumë se 69 milionë euro, pra 21 milionë euro më pak se një lojtar i vetëm i miqve, nuk ndihmoi nikoqirët.
Në anën tjetër, shqiptarët e Kosovës kanë shkatërruar Azerbejxhanin, duke e fituar me rezultatin e thellë 4 me 0. Tashmë bluverdhët janë një hap larg mundësisë së kualifikimit në KE 2020. Skuadra e drejtuar nga zvicerani Challendes i ka të gjitha mundësitë fizike dhe psikologjike për të triumfuar ndaj kundërshtarëve të mundshëm: Maqedonia, Gjeorgjia ose Bellorusia.
Tashmë shqiptarët kanë një mundësi tjetër për t’ju gëzuar KE 2020, pasi një shtet shqiptar sipas gjitha gjasave do jetë pjesë e evenimentit të dytë më të madh botëror – pas KB. Një mundësit tjetër që shtetet e gjithë botës të mësojnë se shqiptarët vlejnë më shumë sesa politika që ata i drejton./Foldrejt.com