Qyteti i njohur zviceran Schaffhausen është rritur për 274 banorë në krahasim me vitin e kaluar. Tashmë ky qytet ka 36’617 banorë, prej të cilëve 26’187 qytetarë helvetë dhe 10’430 të huaj, shkruan portali lokal i qytetit shn.ch, përcjell foldrejt.com.
Sa u takon të huajve me numrin më të madh janë gjermanët 2326 persona dhe italianët 1213 persona, ndjekur më pas nga kosovarët (675), turqit (649) dhe maqedonasit (617).
Në lidhje me fenë qyteti është me shumicë evangjeliste (28.81 përqind) dhe katolike (22.59 përqind)./Foldrejt.com