“Kur unë jam në Gjermani, më shikojnë si të huaj,” thotë Trion Misliji. “Dhe kur unë jam në Kosovë, jam auslander.” Musliji është i lindur, rritur dhe shkolluar në Mynih . Vendlindja e gjyshërve të tij është Kosova, të cilën ai e njeh vetëm nga pushimet. Gjyshërit e tij erdhën për punë në Gjermani, pra ai është pjesë e gjeneratës së tretë: “Mynihu është shtëpia ime” – megjithatë, ndonjëherë ka ndjenjën se jeton mes dy botëve, shkruan media gjermane SZ, përcjell foldrejt.com.
18 vjeçari punon si shitës dhe vlerëson përpikshmërine gjermane. Atë e vlerësojnë si gjerman në Kosovë. Por në Gjermani ai vlen akoma si shqiptar: pamja e jashtme, gjuha, “për shumicën nuk përshtatet.” Ai nuk dëshiron ta quajë diskriminim, por nuk gjurmon shikimet në drejtim të tij në qendrat tregtare ose trenat nëntokësorë.
Lidhja me rrënjët familjare është e rëndësishme për Muslijin. Thuajse çdo ditë ai telefonon me nënën dhe të afërmit. Por të kthehet në Kosovë nuk mundet: “Jetesa atje është krejtësisht tjetër.” Konfliktet politike në rajonin ballkanik janë akoma të ashpra, kurse në Mynih shpesh ndodh që të shoqërohen banorët e nacionaliteteve të ndryshme.
Ata vijnë nga lagjet Giesing ose Laim, nga Serbia ose Shqipëria, për të gjithë ne vlen: “Për ne është e parëndësishme se nga ka origjinën njeriu.”
Trion Musliji ka identitet miks me traditat e Kosovës, arsimin bavarez dhe kulturën globale të të rinjve. Dhe kështu ndodh që në Snapchat ai bisedon me kushërinjtë në Kosovë për emancipimin e grave./Foldrejt.com