Të hënën në mbrëmje ka ndodhur një sulm me thikë në qytetin austriak Attnang-Puchheim: Një 31 vjeçar nga Kosova theri me thikë gruan e tij të divorcuar dhe e plagosi rëndë. Pas veprës ai u arratis, shkruan krone.at, përcjell foldrejt.com.
Si motiv i ngjarjes makabre mendohet të jetë divorci. Ata ishin takuar në një park të Attnang-Puchheim, për të biseduar për një normalizim të marrëdhënieve, por që ka rezultuar me tensionim. 31 vjeçari kishte qëlluar disa herë me thikë (ish) bashkëshorten 27 vjeçare – poashtu nga Kosova.
Hetimet vijojnë./Foldrejt.com