Një person nga Kosova është kapur nga policia zvicerane e Zugut për tejkalimin e shpejtësisë gjatë ngasjes së veturës. 26 vjeçari në 17 nëntor, pak përpara orës 1:30 kishte ngarë veturën me 245 kilometra në orë, në magjistralen A4 mes Rotkreuz dhe Küssnacht am Rigi (SZ) – ku shpejtësia maksimale lejohet vetëm 120 kilometra në orë, përcjell foldrejt.com.
Marka e automjetit është Bentley, të cilën e kishte huazuar nga një mik.
Prokuroria e kantonit Zug ka marrë ecurinë penale. Krahas gjobës dhe sekuestrimit të patentë shoferit, 26 vjeçari shqiptar rrezikon edhe burgun. Për këtë rast dënimi në Zvicër është sëpaku një vjet heqje lirie.
“Raser” është një fjalë të cilët zviceranët e përdorin për personat të cilët vozisin 80km/h më shumë sesa norma e lejuar./Foldrejt.com