Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë me dije se gjatë vitit 2022 është shtuar dukshëm vëllimi i punës në klinikën e Neurokirurgjisë në QKUK.
Siç njofton SHSKUK, sipas raportit të punës për vitin 2022, janë kryer 100 operacione më shumë, krahasuar me vitin 2021, kurse mbi 200 operacione më shumë, krahasuar me vitin 2020.
“Rritje e vëllimit të punës është vërejtur edhe në ambulancat specialistike të kësaj klinike.
Sa u përket operacioneve, vërehet rritje e numrit të operacioneve trajtimit të Hernive Lumbo-Sacrale.
Statistikat e operacioneve
Viti 2022, 596 operacione
Viti 2021, 499 operacione
Viti 2020, 382 operacione”, shtohet në njoftimin e SHSKSUK-së./FolDrejt/