Shtëpia e Bardhë e cilësoi si “vërtet fyese” deklaratën e ministrit të Jashtëm rus Sergej Lavrov, në të cilën ai krahasoi SHBA-në dhe veprimet e saj kundër Rusisë me veprimet e Adolf Hitlerit dhe planet e tij për të shfarosur hebrenjtë në Evropë.
“Është kaq absurde, sa nuk ia vlen të përgjigjemi, përveçse të komentosh mënyrën jashtëzakonisht fyese në të cilën ai u përpoq të na paraqiste në kontekstin e Hitlerit dhe Holokaustit”, tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, sipas Reuters, përcjell Fol Drejt.
Më herët sot Sergej Lavrov deklaroi se Perëndimi po bën një luftë prokure me Rusinë përmes Ukrainës dhe se qëllimi i tyre, ndër të tjera, është zgjidhja përfundimtare e çështjes ruse. Ai vuri në dukje se veprimet kundër Rusisë mund të ndërmerren kundër çdo vendi tjetër që refuzon të zbatojë urdhrat amerikanë dhe shtoi se Bashkimi Evropian ka humbur pavarësinë e tij në raport me NATO-n./FolDrejt/