Një person është arrestuar në Shtërpcë me dyshimin për shkaktim të dhunës në familje, ka njoftuar Policia e Kosovës, shkruan Fol Drejt.
“Dje, në ora 18:10 policia e stacionit në Shtërpcë ka pranuar një informacion se në Brezovicë ishte një rast i dhunës në familje”, shkruan në komunikatën e policisë në Facebook.
“Në lidhje me këtë policët rendit e më pas policët hetues të Njësisë së Dhunës në Familje menjëherë i kanë marrë veprimet e nevojshme, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar personin T.T(M/K) i moshës 37 vjeçar, i cili shkak i një mosmarrëveshje kishte shkaktuar dhunë në familje ndaj bashkëshortes së tij S.D ( F/K) e moshës 33 vjeçare”, thuhet tutje në njoftim.
Policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin e policisë në Shtërpcë dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, dërgohet në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ” Dhunë në familje”. /FolDrejt/