Të mërkurën, 31 tetor 2018, ka eskaluar një përleshje fizike mes fqinjëve. Një burrë rrahu fqinjen e tij dhe kërcënoi policinë, bëri të ditur policia zviceran, shkruan foldrejt.com
Alarmimi në polici ka ardhur rreth orës 20.00 nga gruaja prej Winterthuri, e cila ishte zënë me fqiun e saj. Patrulla e policisë gjeti në vendngjarja 48 vjeçaren zvicerane dhe fqinjin e saj 30 vjeçar nga Maqedonia.
Kur erdhi policia, shtetasi nga Maqedonia u zemërua shumë dhe kapi përveshi gruan. Policia reagoi menjëherë dhe e arrestoi. Burri ishte tepër jo-bashkëpunues gjatë urdhrave policorë, duke plagosur lehtë njërin nga forcat e rendit. Përveç kësaj burri kërcënoi njërin nga policët me vdekje.
Prokuroria ka ngritur një procedurë penale ndaj të pandehurit, i cili ndodhet në dhomat e paraburgimit.